E fundit/ Qëllohet me dy plumba në bark efektivi, dërgohet në sallën e operimit

128
0

Efektivi i forcave “Shqiponja” i cili u qëllua mbrëmjen e sotme në Tiranë aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

Sipas burimeve të pakonfirmuara për Gazetën Shqip bëhet me dije se efektivi ështe identifikuar si Edlir Alleshi.

Alleshi ka marrë dy plumba në bark dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Nga ana tjetër autori i krimit është në kërkim nga policia, sepse menjëherë pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pritet konfirmimi i autoriteteve për ngjarjen.