E fundit/ Patentat do të merren për vetëm 30 minuta

1187
0

Lëshimi i kartonit të lejes së drejtimit të automjeteve (Patenta) do të realizohet vetëm në 30 minuta. Blendi Gonxhja, drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deklaron se kartoni do të merret në të njëjtën ditë që aplikuesi bën kërkesën.

“Personalizimi/Lëshimi i kartonit të ri të LejeDrejtimit (Patenta) nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta! Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Nuk tallemi – e merr po atë ditë, pa ardhur 2 herë”, thotë Gonxhja.

Asnjë tarifë ekstra nuk do të shtohet për këtë shërbim.

“Risia starton me Tiranën që lëshon ~45% e nr total! (kjo do ndihmojë që edhe me qytetet e tjera të ulim shpejt kohën!) Paisjet e reja dhe sistemi eDM i gjithëpërditësuar, investime strategjike e të konsiderueshme të DPSHTRR, shpejtojnë shërbimin për qytetarin!

Në Nëntor 2018 ky proces vononte 15 ditë! Punuam, zhvilluam, programuam dhe riinvestuam nga të ardhurat që sot Tirana të shërbehet 720 herë më shpejt se 8 muaj më parë! Në 2018-ën dy muaj u bllokua fare prodhimi, nuk kishte prokate, u bë tort urë për qytetarët! Në 2019-ën deri sot asnjë ditë bllokim shërbimi! As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë”, thotë drejtori i DPSHTRR.