Në natën e tretë të Fest 63, që është edhe “Nata e Nostalgjisë”, do të jetë e pranishme në skenën e Festivalit edhe këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku nëpërmjet një lidhjeje nga SHBA-ja.
Simaku është një nga personalitetet e muzikës shqiptare, e cila ka gdhendur emrin e saj jo vetëm në muzikën e lehtë dhe atë qytetare shqiptare, por edhe në skenën e Festivalit të Muzikës, që organizohet prej 63 vitesh nga Radio dhe Televizioni Shqiptar.
Parashqevi Simaku ka fituar 2 çmime të para në Festivalet e Muzikës: Në 1985 me këngën”Në moshën e rinisë”, kompozuar nga Vladimir Kotani me tekst të Arben Dukës, si dhe në vitin 1988 me këngën”E duam lumturinë”, me muzikë të Pirro Çakos dhe tekst të Agim Doçit.
Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës. Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në atë kohë në Shqipëri.
Parashqevia këndoi në shumë festivale dhe Koncerte të Pranverës. Pas vitit 1991 ajo u largua drejt SHBA-së, ku edhe ka krijuar jetën e saj.
Fansat mezi po e presin daljen e saj ja cfare shkruajne ne faqen e Rtsh ne Youtube..