Skip to content

E fundit/ Parashqevi Simaku e pranishme në skenën Festivalit të Muzikës

    Pak para mesnate erdhi dhe momenti në natën e tretë të Fest 63, në ‘Natën e Nostalgjisë’.

    Pak fjalë në shqip dhe të tjerat në anglisht, Parashqevi Simaku bëri një urim kortezial për pjesëmarrësit në këtë festival dhe me kaq mori fund “surpriza e shumëpritur”.

    “Përshëndes Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizion. Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999, “Dëgjoma këngën”. Një puthje për të gjithë ju, konkurrentët e Festivalit të 63-të”, tha Simaku.

    Mesazhi ishte i regjistruar

    Pas këtij mesazhi paksekondësh është kënduar kënga e famshme e Parashqevi Simakut, “E duam lumturinë”. Fëmijët ishin disa vajza të një qendre private kursesh muzikore, kurse këngëtare, Jonida Maliqi.