E fundit/ Nga e hena, këto qytete i shtohen “hartes së gjelbër”

1589
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar planin e masave lehtësuese për situatën e koronavirusit që do të nisë nga data 4 maj.

Në zonat e gjelbra, që konsiderohen me risk të ulët të përhapjes së koronavirusit do të shtohen disa zona të tjerë.

“Kemi vendosur që nga data 4 maj, të përfshihen si zona të gjelbra, bashkitë e Tropojës, Belshit, Rrogozhinës, Peqinit, Cërrikut, Urës Vajgurore, Beratit, Poliçanit, Skraparit, Devollit, Pustecit, Maliqit, Mallakastrës, Kolonjës, Vlorës, Selenicës, Gramshit dhe Kuçovës.

Këto do të kenë të njëjtat rregulla me zonat e gjelbra që njihni. Nga data 4 maj, do të lejohet shërbimi taksi ndërqytetas me 2 pasagjerë, anëtarë të së njëjës familje”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se ky vendim është marrë në përputhje me ecurinë e kurbës epidemiologjike dhe indikatorëve të sistemit shëndetësor si dhe duke u bazuar në nivelet e riskut, Manastirliu tha se “zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të percaktuara për këto zona.

Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person.

Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare. Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.