U gjobiten me 500 euro se festuan me birra ne hotel, mjeku shqiptar sqaron te verteten

2339
0

Lajmi se mjeket shqiptarë në Brescia festuan në hotel para kthimit ne Shqiperi po ben xhiron e medieve italiane dhe atyre shqiptare.

Mirepo doktori Orgest Haruni, ka treguar për gazetarin Ardit Rada të javanews duke thënë se nuk ka pasur asnjë festë me alkool, sikundër u tha në disa media. Ai sqaron se në përfundim të misionit, grupi ka marrë përgjigjet e testeve ku ka rezultuar se askush nuk është infektuar gjatë shërbimit në Itali.

Kjo ka bërë që mjekët të gëzojnë së bashku, ashtu sikundër kanë qenë çdo ditë të punës së tyre. Haruni thotë për JavaNews se kanë gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme nga mjekët dhe banorët e Brescias, teksa shton se tashmë është momenti të kthehen me kokën lart në Shqipëri.

“Nuk ka patur festë, por një grup prej nesh prej 7-8 vetash, siç ishim çdo ditë bashkë që bënim rrugën për në spital, po ashtu edhe rrinim bashkë cdo ditë. Morëm përgjigjen e tamponëve që rezultuam të negativë dhe për ne dhe familjet tona ishte një gëzim i madh.

Këtë sakrificë që bëmë në emër të popullit shqiptar për popullin mik italian me të cilën shumë prej nesh kanë lidhje të forta, në fund, rezultoi e suksesshme, sepse kemi ndihmuar në shpëtimin e jetëve, me këtë mision humanitar, por edhe ne jemi shëndosh e mirë dhe kthehemi të qetë në shtëpi, pranë familjeve tona. Kthehemi me kokën lart”, është shprehur doktori.