Skip to content

E fundit/ Lirohet Sali Berisha!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është liruar nga ’arresti i shtëpisë’, ku qëndroi gati 11 muaj, që nga dhjetori i vitit të kaluar.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj, përmes një deklarate për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore.

    Burime bëjnë me dije se Spak ka kërkuar vazhdimin e masës së sigurisë, ndërsa gjyqtarja në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) ka vlerësuar se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e Berishës në masën e “arrestit në shtëpi”.

    Kujtojmë se masat ndaj Berishës u vendosën me akuzat për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

    Po ashtu në këtë çështje ishte i përfshirë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Edhe ndaj të cilit Gjykata kishte vendosur më herët masa sigurie.

    Berisha përmes avokatëve të tij bëri disa ankimime në gjykata, pasi kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij.