E fundit/ Ky është momenti i arrestimit të vrasësit të grave, Dan Hutra

198
0

Policia e Shtetit ka publikuar foton e Dan Hutrës, autori i 3 vrasjeve ditën e sotme në Tiranë. Fotoja e shkrepur nga Policia, dallohet që duart i ka me gjak ngra prangat, ndërkohë që i dallohet qartë edhe shenjat që ka në kokë dhe në sy. Nga dhunimit, lihet të kuptohet se mund t’i ketë bërë rezistencë, ndërkohë që nuk dihet se përse kishte shkuar për t’u fshehur në Sharrë.

Dan Hutra

Hutra vrau sot tre gra në vende të ndryshme në Tiranë, ndërsa la të plagosura edhe 3 të tjera. Në Astir ai plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Ishte vetë kjo e fundit e cila pranoi që ishte plagosur prej Hutrës. Për policinë, gruaja tha se me autorin e dyshuar kishte njohje të mëparshme. 

Më pas shkoi në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë të mitur. Aty kreu masakrën. Vrau 2 gra dhe plagosi 2 të tjera. Viktima janë Mevlute Hysa 30-vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30-vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35-vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj. 

Pasi u largua nga shtëpia e familjes Hysa, Dan Hutra u nis drejt objektivit të radhës. Shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit. Ai e ekzekutoi 31-vjeçaren në oborrin e shtëpisë dhe u largua po me makinë. Të renë dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë ndaj vëllai të saj, me të cilin kishte pasur konflikt në burg. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë disa vite më parë.