2.5 C
Tirana

E fundit/ Italia vendos kufizime për të pavaksinuarit pas rritjes së rasteve me COVID-19, ja cfare duhet te dini

Date:

Share:

Qeveria e Italisë vendosi këtë të mërkurë që të përjashtojë personat e pavaksinuar nga disa aktivitete publike në një pëpjekje për të ndaluar shpërndarjen e koronavirusit.

Një dekret i ri qeveritar gjithashtu i ka bërë vaksinat të detyrueshme për stafin e sundimit të ligjit, ushtrinë si dhe të gjithë punëtorët në shkolla.

Më herët, vaksinat kërkoheshin vetëm për stafin mjekësor si dhe për mësimdhënësit.

Kryeministri Mario Draghi tha se masat ishin të nevojshme për të ndaluar rritjen “e ngadalshme por stabile” të rasteve të infektimit.

Sipas tij këto masa ndihmojnë edhe për ta mbajtur rikthimin e ekonomisë italiane si e treta në Bashkimin Evropian, ekonomi kjo që u zvogëlua për 8.9 për qind vitin e kaluar, shkruan REL.

“Kemi filluar të kthehemi në normalitet. Ne duam ta mbajmë këtë normalitet”, tha Draghi në një konferencë pasi kabineti qeveritar vendosi në mënyrë unanime për masat.

Italia, aty ku pandemia nisi të shpërndahet në Evropë për herë të parë gjatë vitit 2020, ka parë një rritje të numrit të të infektuarve por në një masë më të vogël se shtetet e tjera të BE-së.

Italia ka shënuar rreth 10 mijë raste të reja në ditë dhe më pak se 100 vdekje në ditë.Ky shtet ka vaksinuar plotësisht më shumë se 84 për qind të popullsisë mbi moshën 12 vjeçare.

Ndryshe nga shumë shtete të tjera, Italia nuk i ka hequr shumicën prej masave kufizuese edhe kur numrat e infektimeve ranë.

Maskat në vende të mbyllura vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi ndërsa muajin e kaluar, Italia u bë shteti i parë në perëndim që kërkoi një pasaportë të shëndetit për të shkuar në punë. Kjo pasaportë e shëndetit kërkon dëshmi për vaksinim, shërim nga COVID-19 ose një test negativ.

Ndërkaq tani, personat e pavaksinuar nuk mund të shkojnë në kinema, teatër ose të hanë në ambiente të mbyllura në datat nga 6 dhjetori deri më 15 janar ose dhe më tutje në rajonet ku infeksionet po rriten.Dekreti shtetëror kërkon që një pasaportë shëndetësore të kërkohet edhe për të hyrë në hotel ose për të përdorur transportin publik.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ka alarmuar OBSH-në, mjeku i njohur flet për sëmundjen misterioze: Shenjat e sëmundjes janë..

Lija e majmunit kohët e fundit ka ngjallur jo pak shqetësime për popullatën në mbarë botën, por dhe është vendosur në fokus të OBSH-së....

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.