E fundit/ Gjykata konfiskon pasuritë e deputetit të PD, reagon Berisha

184
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka konfiskuar pasuritë deputetit të Partisë Demokratike Kasem Mahmutaj. Sipas një vendimi të gjykatës, pasuritë e tij dhe të familjarëve të tij janë të pajustifikuara.

Vëllai i deputetit të PD, Gazment Mahmutaj ka qënë subjekt i OFL pasi është i dënuar gjatë vitit 1993 në Itali.

GJKKO vendosi të konfiskojë pasurinë e deputetit të PD, familjarëve dhe personave të bashkëlidhur, pasi nga hetimi rezulton se kjo pasuri rrjedh nga aktivitete kriminale, jo nga të ardhura të ligjshme.

Vëllai i deputetit Gazment Mahmutaj, me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton i dënuar në 1993 nga gjykata e Veronas për shfrytëzim pros titucioni. Për këtë arsye ai i është nënshtruar hetimit pasuror nga OFL dhe SPAK.

Vendimi u shpall nga gjyqtarja Etleva Deda, ku deputetit Kasem Mahmutaj iu konfiskuan disa pasuri si truall toke, pallat, apartamente dhe automjete.

Vëllezërit, Behar, Kasem dhe Gazmend Mahmuataj i kishin deklaruan të ardhurat nga emigracioni  por gjykata vlerësoi se nuk justifikohen dhe se ka dyshime që burojnë nga krimi sa kohë ky i fundit rezulton i dënuar.

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot nga gazetarët edhe për konfiskimit e pasurisë së deputetit të PD, Kasem Mahmutaj.

Ai u shpreh se ishte në ndjekje të zhvillimeve dhe e quajti SPAK-un si SKAPI i Partisë Socialiste.

Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar edhe ju. Nuk kam asnjë gjetje tjetër. Por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë. Bëhet fiks menjëherë pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi. Por, duke qenë e qartë se SKAPI është i partisë, siç e konsideron Rama, ne do ndjekim më vëmendje çdo zhvillim. Natyrisht jemi për zbatimin e ligjit, ne jemi për zbatimin objektiv dhe të paanë të ligjit”,-tha Berisha