Skip to content

E fundit/ Berisha konfirmon koalicionin me LSI, zbulon si do të quhet bashkimi në zgjedhjet e pjesshme

    Berisha ka zbuluar ditën e sotme në deklaratën live se si do të quhet koalicioni i ri mes Grupit të Rithemelimit dhe LSI-së në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

    “Shtëpia e lirisë”, ka njoftuar se do të jetë emri i koalicionit.

    Kujtojmë se ditën e sotme Berisha po prezanton zyrtarisht gjashtë kandidatët e tij për kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

    Pyetje: A  ndjeni keqardhje që këto kandidatë që thonë se kanë qenë pjesë e PD  që nga themelimi të shkojnë në zgjedhje me logon e lsi?


    Berisha: Logoja është logo koalicioni. Koalicioni do të quhet shtëpia e lirisë. Shtëpia e lirisë do të ketë logon e vetë. Kjo është normale, në çdo koalicion logoja nuk është e partisë por e koalicionit. Rama do ta paguajë shtrenjt këtë konfiskim.

    Pyetje: Përgjegjësia e rithemelimit nëse kandidatët tuaj s’do jenë fitues?

    Berisha: Sigurisht që do mbajë përgjegjësi komisioni por s’mund të them se standardi i të përgjithshmeve është standardi i 6 bashkive. Komisioni do bëjë gjithçka për të fituar zgjedhjet por nuk mund të mbahen ato qëndrime nëse zgjedhjet janë në shkallë vendi.


    Pyetje: A është Lëvizja Socialiste pjesë e koalicionit?

    Berisha: Po është pjesë e koalicionit

    Pyetje: Kush janë parti të tjera aleate?

    Berisha: Po negociohen