E dini pse Ronaldo nuk bën tatuazhe? Kur ta mesoni do ta vlerësoni më shumë

1168
0

Tani do ta doni më shumë Ronaldon, zbuloni pse futbollisti nuk bën tatuazhe
Futbollisti i njohur, Christiano Ronaldo i njohur për pasurinë e tij marramendëse, makinat e shtrenjta dhe vilat, këtë herë na njeh me një anë të tij që nuk e kemi njohur më parë.

Ai është një nga personat më të rregullt që dhuron gjak. Kjo është dhe arsyeja që në trupin e tij nuk shohim asnjw tatuazh. 32-vjecari shpesh publikon në profilet e tij në rrjetet sociale foto gjatë procesit të dhurimit të gjakut dhe i shoqëron me shkrime motivuese për të gjithë, duke i ftuar të gjithë të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë një jetë shkruan Mirror.
“Të gjithë ne mund ta bëjmë dallimin duke dhuruar gjak. Çdo dhurim mund t’u shërbejë tre njerëzve në situata emergjente dhe për nevoja afatgjate të trajtimeve mjekësore. Prandaj jam entuziast për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe për t’i inkurajuar njerëzit në gjithë botën që të bëhen dhurues të përhershëm të gjakut dhe të ndihmojnë që të shpëtojnë jetë”, ka thënë Ronaldo pak kohë më parë.