E BUJSHME/ Dy deputetë të PS do të shpallen “non grata” nga SHBA

364
0

Dy deputetë të majtë të Parlamentit të Shqipërisë pritet të shpallen së shpejti “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit”.

Lajmi bëhet me dije nga Albanian Post, që bëjnë me dije se disponojnë edhe identitetet e 2 deputetëve, por nuk mund t’i bëjnë me dije për arsye sigurie.

Ky vendim i DASH vjen pas paralajmërimit të zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili më 25 shtator, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e vuri theksin mbi faktin se përcaktime të tjera do të ketë së shpejti në Ballkan, përfshi Shqipërinë.

Kujtojmë se në Shqipëri janë shpallur “non grata” nga SHBA disa figura të rëndësishme të politikës si Sali Berisha, Vangjush Dako dhe Tom Doshi.

Ndërkohë, i pari që ka marrë statusin “non grata” ka qenë Adriatik Llalla, i cili u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për korrupsion.