E braktisur nga burri, nëna e 3 fëmijëve, apel rrënqethës: “Më thonë fëmijët dua bukë, çfarë t’u jap unë”..

967
0

Emisioni “Stop” në Tv Klan u ka bërë apel biznesmenëve dhe qytetarëve që të kontribuojnë për të ndihmuar familjen Norja në lagjen “Shahinaj” të Shijakut. Kjo familje prej 4 anëtarësh jeton në kushte të mjerueshme, nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetesën, ndërsa shtëpia ka përherë lagështirë.

Kryefamiljarja Anila Norja dhe 3 fëmijët e saj jetojnë me 60 mijë Lekë të vjetra në muaj. Anila është ndarë nga bashkëshorti i cili i ka braktisur duke i lënë vetëm.

“Këtu divani kalbet nga lagështira. Kur vjen nata ftohen llamarinat sipër. Nga llamarinat ftohet dhoma sikur të jetë frigorifer. Nuk kam batanijet, nuk kam rroba të vesh fëmijët. Kam shumë borxhe në dyqane. Në verë mbledh manaferra. Në dimër shkoj mbledh gjëra te pylli. Me 60 mijë Lekë në muaj ku të shkoj e ku të mbytem. Vjen fëmija nga shkolla, thotë dua bukë. Çfarë t’i jap? T’i jap duart e mia...”, thotë mes lotësh nëna e 3 fëmijëve.

Ndërsa fëmijët thonë se kërkojnë kushte si bashkëmoshatarët e tyre. Ata detyrohen që të ecin 20 minuta në këmbë për të mbushur ujë, pasi nuk kanë në shtëpi. /tvklan.al