‘A të qaj 5 minuta?’, Kimikati imiton vogëlushen që po çmend rrjetin (Video)

2586
0

Një video me një vajze të vogël po çmend rrjetin prej 2 ditësh. Ajo quhet Rea dhe në video shfaqet duke parë një film vizatimor nga historia e të cilit është prekur shumë.

Mamaja e saj i thotë që të ndërrojë filmin, por në këtë moment Rea i thotë frazën epike: “A të qaj 5 minuta?”.

Aktori Olsi Bylyku i ka bërë fansat të qeshin sot duke kopjuar vogëlushen, i veshur me përparëse dhe kapele fëmijësh teksa përsërit fjalët e Reas.

“A t qaj 5 minuta ? A rrofsh se e kisha me siklet…un jam me i vogel se ty Rea je 1 femije per tu adhuruar”, shkruan Olsi.