E bëri Xheisonin me shtëpi, Alketa ia mbyll gojën të gjithë atyre që e kritikuan

742
0

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka qenë javët e fundit një nga personazhet më të komentuar në media dhe kjo për shkak se shumë persona e kritikuan dhe e sulmuan atë për shkak të trajtimit që i bëri historisë së vogëlushit të ‘Piter Pan’ Xheison, të cilin në fund të spektaklit  e bëri me një shtëpi të re.

Të shumtë ishin ata që i dolën kundër Alketës dhe mënyrës së si fëmijët trajtoheshin në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’. Megjithatë, Alketa vendosi që të mos reagonte dhe vazhdoi e qetë punën dhe misionin e saj. Pak minuta më parë ajo ka publikuar një postim në Instagram ku tregon se cila është motoja e jetës së saj.

“Premtojini vetes të jeni kaq të fortë sa asgjë nuk mund të prishë paqen e mendjes suaj. Të flasësh për shëndetin, lumturinë dhe prosperitetin për çdo person që takon. Për të bërë të gjithë miqtë tuaj, të ndjejnë se ka diçka të bukur tek të gjithë.

Të shikosh anën e diellit të gjithçkaje dhe të realizosh optimizmin tënd. Të mendosh vetëm për të mirën, të punosh vetëm për të mirën dhe të presësh vetëm më të mirat. Të jesh po aq entuziast për suksesin e të tjerëve saç jeni për suksesin tuaj. Të harrosh gabimet e së kaluarës dhe të fokusohesh mbi arritjet më të mëdha të së ardhmes.

Të veshësh një shprehi lumturie gjatë gjithë kohës dhe të japësh një buzëqeshje në çdo njëri që takon. Ti japësh aq shumë kohë vetes tënde për tu përmirësuar sa që s’do kesh kohë për kritikat e të tjerëve.”, ka shkruar ndër të tjera moderatorja duke treguar në këtë mënyrë se pavarësisht kritikave ajo ndikohet aspak.