E bëri drejtor Rama, Erion Isai i përgjigjet Zenelajt e sulmon Ndrenikën

626
0

Debati për prishjen apo jo të Teatrit ka përçarë edhe artistët të cilët kanë shpërthyer edhe në ofendime ndaj njëri tjetrit.

Pas statusit të djeshëm të Erion Isait, drejtorit të teatrit të Kukullave të emëruar pak muaj më parë nga qeveria Rama i cili i quante kolegët kundër prishjes minj, partiakë e militantë, reagoi po aq ashpër edhe Gentian Zenelaj.

Ky i fundit i kujtoi aktorit të ri, postin e fituar nga PS dhe duke e këshilluar të mos bëhet lodër e tyre.

Zenelaj e akuzonte drejtorin se për shkak të politikës, ai ishte detyruar të gëlltiste gjëra që nuk duheshin dhe i kërkonte të mos bëhej marionetë e komanduar.

Dhe pa kaluar shumë orë, Erion Isai nuk ka vonuar ti kthejë aktorit përgjigjen e tij.

Por jo vetëm kaq, duke sulmuar kështu aktorin e madh Robert Ndrenika, ai ka postuar të foto të Ndrenikës të ulur në një tavolinë me Lulzim Bashën.

Postimi në Facebook

I dashur Gent. Mendimi ndryshe, nuk ben as njerin dhe as tjetrin dele te zeze apo te bardhe. Po c’lidhje ka partia me parametrat e teatrit?

Nuk e di ku e gjete etiketimin dhe fyerjen ndaj artisteve. E kunderta gjendej ne shkrimin tim. Flisja per teatralet e politikes qe gjeten nje rast te bejne rolin e vajtojacave per teatrin.

Qe ti veme pike. Jam per nje teater te ri! Qe ti pergjigjet kerkesave te komuntietit, pra te atyre qe ti thua: Mirush Kabashit, Robert Ndrenikes. Etj etj… se keta jane teatri. Teatralet, kane tjeter detyre.

P.s: me njeh qe te vogel dhe ma di pasionin dhe deshiren e te berit te gjerave. Dhe komentet mbi pergjegjesine time te re, nuk do ti pergjigjem me asnje fjale. Do investohem ta tregoj me pune. Perqafime.