Vrasësit e 17-vjeçarit shqiptar Thomas Christopher Lucianit po qeshnin me të madhe ndërsa laheshin në det së bashku me pjesën tjetër të grupit të tyre dhe u tregonin atyre për vrasjen e sapo kryer.
Në urdhrin e arrestit, prokurori nënvizoi mungesën absolute të empatisë së dy të miturve, mungesën totale të humanizmit dhe keqardhjes së tyre. Detajet e marrjes në pyetje janë rrëqethëse.
I pari që e goditi djalin 15 herë me thikë flet për një borxh pak më shumë se 200 euro për disa doza hashashi të papaguara. Ai tha:
“Ai nuk më respektoi mua, ai duhej të paguante.”
16-vjeçari tjetër i ndalur nuk e njihte Tomasin dhe nuk e kishte parë kurrë më parë. Pavarësisht kësaj, kur shqiptari ishte në tokë, ai mori thikën e shokut dhe i shkaktoi edhe dhjetë plagë të tjera. Kur u pyet përse e goditi shqiptarin kur nuk njihte, ai tha:
“Sepse jemi miq (i referohet shokut që goditi 15 herë shqiptarin), e bëra për solidaritet”.
Sipas mjekëve të dy adoleshentët i kanë fikur një cigare në fytyrë 17-vjeçarit shqiptar dhe kanë vazhduar të godasin trupin.
“E pështynë dhe e shkelmuan”.
Dy vrasësit e arrestuar janë shpërndarës droge që vijnë nga familje të mira. Njëri djalë i një avokati të njohur, tjetri djali i komandantit të një stacioni karabinierësh në provincë. Nga ana tjetër jeta e Thomasit ishte ndryshe pasi që në moshën 3-vjeçare prindërit e kishin braktisur dhe ishte rritur me gjyshen.