Dyshimet per përfshirjen e një gruaje në ngjarje/ Rrefehet Klodian Çalamani, pranon se ai..

908
0

Klodian Çalamani e ka mohuar që të ketë pasur bashkëpunëtorë në ngjarjen qe ai beri. Ky pohim i tij për hetuesit vjen pasi familjarët e 8-vjeçarit, kanë ngritur dyshime për përfshirjen e një personi të dytë.

Sipas “News 24”, një gjë e tillë është mohuar nga vetë Çalamani, i cili ka pranuar se e ka kryer ai i vetem.

Nëna e djalit dhe dy të afërme të familjes kanë denoncuar dhe kanë deklaruar dyshimet e tyre për përfshirjen e një gruaje.

DËSHMITARJA

Një dëshmitare e ngjarjes ka treguar se në ngajrje është përfshirë edhe një femër. Ajo kërkoi të merren shenjat e gishtave të të gjithë familjarëve, pasi sipas saj, një person tjetër shumë i ngushtë është i përfshirë.

Më tej theksoi se Mateo është dëshmitar i një ngjarjeje dhe kjo, sipas saj, duket se i ka marrë jetën vogëlushit.

“Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë.

Pra, të merren shenjat e gishtave, qoftë te nusja e xhaxhait, qoftë edhe një person tjetërshumë i ngushtë.

Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret te xhaxhi dhe tezja. Mateo është dëshmitar i një ngjarjeje”, ka thënë ajo.