Dyqani i njohur bën gabimisht ulje të çmendura, policia nuk ndal dot turmën

1161
0

Kaos dhe rrëmujë e vërtetë u shkaktua së fundmi në dyqanin “Casinò” të qytetit Montpellier, në Francë.

Gjithçka erdhi si rrjedhoje e uljeve të çmendura që janë bërë pa dashje, si pasojë e një gabimi, në shumë artikuj të këtij hipermarketi.

Kështu, gabimisht disa artikuj ishin ekzpozuar për publikun me një çmim ku mungonte njëra zero. Për shembull për një televizor që kushtonte 439.99 euro, ulja shkonte 300 euro, por në promocion ishte shënuar 30 euro.

Kështu klientët u turrën në dyqan gjatë të enjtes që lamë pas. Për të mbajtur situatën nën kontroll u desh ndërhyrja e policisë, e cila parandaloi një përplasje të vërtetë mes klientëve të “tërbuar” pas çmimeve.