Dyert e PD-së blindohen si burg i sigurisë së lartë, shikoni çfarë masash janë marrë përpara protestës së 8 Janarit (Foto)

128
0

Prej 2 ditësh dyert e selisë së Partisë Demokratike janë mbyllur, madje edhe edhe disas nga deputetët demokratë e kanë patur të pamundur të futen në seli.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i pyetur për këtë çështje, deklaaroi se në slei po lyhen muret dhe po bëhen punime të tjera.

Por në fotot e publikuara mbrëmjen e sotme shihet se dyert e PD-së janë blinduar, madje në katin e dytë shihet një derë e madhe hekuri, e cila mendohet se do të vendoset për të mbrojtur hyrjen kruyesore në seli.

Në datën 8 Janar do të zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha, ndaj Basha ka marrë këto masa në rast se situata agravon dhe protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në seli.