Dy lëkundje të fuqishme, me magnitudë 6 dhe 5.8 të shkallës rihter janë shënuar në Kolumbi mbrëmjen e sotme.
Lëkundjet me magnitudë 6 u ndjenë për më shumë se 30 sekonda, epiqendra e të cilës ishte afër qytetit më të madh të vendit, Bogota.
Sipas qendrës sizmologjike USGS, të dy lëkundjet ishin në thellësinë 10 km.

Vetëm 15 minuta më vonë u ndjenë lëkundjet e tërmetit me magnitudë 5.8 të shkallës rihter.
