Dy të rinj ngacmojnë gratë e martuara, burrat e tyre i bëjnë për spital

5995
0

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Vlorë. Dy të rinj, teksa ishin me pushime kanë ngacmuar 2 gra të cilat kanë qenë të martuara.

Burrat e tyre kanë mbërritur aty dhe ka nisur sherri me grushta i cili përfundoi edhe me lëndime serioze duke shkuar deri në spital. Si pasojë e sherrit në “Vega Beach”, dy persona kanë përfunduar ne spital.

Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.

“Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë”, njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt.