Sipas MeteoAlb: Dita e shtunë, do të shënojë vlerat më të larta të kësaj vale ku maksimumi pritet në qarqet Berat dhe Gjirokastër deri në 43 gradë Celsius. Ndërkohë, moti do të vijojë i kthjellët në të gjithë vendin. Përjashtuar; vranësira të lehta e kalimtare të cilat si fillim do të shfaqen në zonat malore dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit mbeten sërish të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgë 3 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës vijon prej disa ditësh nën ndikimin e të nxehtit Afrikan i cili ka sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, KU temperaturat minimale në orët e para të mëngjesit regjistrojnë 16 gradë C në qytetin e Mitrovicë. Ndërsa maksimumet do të ngjiten deri në 39 gradë C në zonat Jugperëndimore të Kosovës. Përsa i përket kushteve të motit mbetemi me intervale të gjata me kthjellime, por do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në Kosovë
Maqedonia e Veriut
Vijon vala e të nxehtit Afrikan, në republikën e Maqedonisë së Veriut duke sjellë sërish, mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin KU priten maksimume deri në 41 gradë C. Në fakt, republika e MV do të jetë në epiqendër të kësaj vale duke thyer edhe rekorde historike përsa i përket temperaturave të ajrit. Parashikohet që pasditja vonë të sjellë, vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV POR nuk priten reshje.