Tragjedia ne Gramsh/ Identifikohen 4 personat e mbytur në Liqen: Babai me dy djemte dhe nipin..

344
0

Janë identifikuar katër personat që  u mbytën në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës

Mësohet se ata janë Arben Zogu 46 vjeç  dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç,.

Të katër personat janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më. Menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur palombarët e RENEA-s  për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.