Dy fjalë për emigrantët

597
0

Histeria vazhdon me argumente pro dhe kundra ardhjes së refugjatëve në vendin tonë. Po a na shkon ndërmënd të pyesim se cilat janë shkaqet që sot e kanë bërë permanent emigracionin? Sigurisht ka shumë arsye, por unë mendoj se ato që duhen nënvizuar janë: Humbja e shpresës në vendin e tyre, ( Luftra, konflikte, degjenrim e korrupsion politik), Kushte të vështira jetese, dhunim i të drejtave të Njeriut, politikat e vendeve të zhvilluara që kanë joshur me “hapje-mbylljet” e dyerve për emigrantët, fryma se Europa ka nevojë për fuqi punëtore pasi popullsia e saj po plaket etj.

Sikundër shihet shkaqet që shtyjnë për emigracion nga vendet e Afrikës, apo Sirisë apo… ngjajnë si dy pika uji me problemet tona që na shtyjnë të emigrojmë. Në këtë llogjikë emigrantët nuk gjejnë këtu asnjë prej pretendimeve të tyre, ndaj edhe sikur në kampe të përkohshme, ata sërish do kërkojnë rrugën drejt “ëndrrës” së tyre e cila padyshim nuk është Shqipëria! Kjo do të thotë se në një vend me rekorde kriminale si ky i yni do “lulëzojë” në vend të kanabisit, transporti klandestin, I cili për hir të së vërtetës është i hershëm tek ne.

Po si ka mundësi që Tramp apo Merkel, Macron apo Salvini, Orban apo May asnjehëre nuk merren me shkaqet e vërteta të këtij emigracioni? Kjo Botë që tashmë kërkon të vendosë tela me gjemba e mure për refugjatët a nuk është ndërtuar nga këta refugjatë? Pse këta të “fuqishmit” e Botës nuk gjekan sot një rrugëzigdhje për lumin e emigrantëve që do vazhdojë padyshim edhe në të ardhmen? Sepse Ata janë vetë shkaktarët e kësaj gjendjeje dhe nuk i shpëton dot Shqipëria e Maqedonia Veriore! Pasojat, duan apo nuk duan, do të bien mbi ta!