19.5 C
Tirana

“Dy ditët më të nxehta të javës, më pas..” Sinoptikani tregon çfarë MOTI pritet këtë javë në vendin tonë..

Date:

Share:

Sipas parashikimeve të motit nga MeteoAlb, temperaturat këtë javë pritet të jenë të larta ndërkohë dy ditët më të nxehta pritet të jetë dita e sotme dhe e marta.

Sinoptikani Hakil Osmani tregoi se dy qytetet që do kenë temperaturat më të larta do jenë Berati dhe Elbasani, në të cilat vlerat mund të arrijnë deri në 30 gradë celsius.

Osmani tha gjithashtu se nga e mërkura temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë, ndërsa mund të kemi edhe reshje shiu.

“Dy ditët më të nxehta pritet të jenë e hëna dhe e marta. Parashikohet që në qarqet e Beratit dhe të Elbasanit temperaturat mund të arrijnë edhe 30 gradë celsius, deri në 29 gradë celsius temperaturat do arrijnë edhe në Tiranë. Vija bregdetare parashikohet të jetë 27-28 gradë celsius.

Në zonat malore temperaturat do arrijnë deri në 20 gradë celsius, ku ky maksimum do të arrihet në zonën e Kukësit. Kushtet e motit ndryshojnë duke filluar nga e mërkura. Do kemi shtim gradual të vranësirave dhe në zonat lindore mund të kemi reshje shiu. E enjtja dhe e premtja mund të kenë shtim të vranësirave dhe të shirave”,-tha Hakil Osmani.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.