Skip to content

Duka parakalon gabim me Porsche-n e tij, humb jetën

    Një nga emrat më të njohur dhe të rëndësishëm të fisnikëve gjermanë ndërroi jetë një ditë më parë.

    Duka Fridrih i Vyrtembergut vdiq në një aksident rrugor pranë Ravensburgut.

    Sipas policisë, Duke po ngiste makinën e tij Porsche, kur tentoi që të parakalonte një traktor.

    Por ai siç duket nuk e kishte parë një makinë Ford që po i vinte përballë dhe u përplasën.

    Duka ndërroi jetë, kurse shoferi i makinës Ford u shoqërua në spital me plagë të lehta.

    56-vjeçari la pas gruan, Princeshën Vid dhe tre fëmijë të rritur.