“Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin” Rama publikon shifrat: Mbi 270 mijë qytetarë kanë ..

149
0

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 276,420 qytetarë e kanë kthyer të plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar. Rama shkruan në një postim në Facebook, se kush nuk e plotësuar ende, mund të japë opinion e vet në linkun e platformës, ndërsa shton se duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin.

“276,420 qytetarë e kanë kthyer të plotësuar pyetësorin e 𝐊𝐄̈𝐒𝐇𝐈𝐋𝐋𝐈𝐌𝐈𝐓 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑

𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓

Kush nuk e ka dhënë ende opinionin e vet mund ta japë në linkun www.keshillimikombetar.al dhe përmes postës, nëse tashmë zarfi me pyetësorin i ka mbërritur në shtëpi – shpërndarja vazhdon

#𝐋𝐞𝐓𝐞̈𝐃𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐣𝐦𝐞̈𝐍𝐣𝐞̈𝐫𝐢𝐓𝐣𝐞𝐭𝐫𝐢𝐧”, shkruan Rama.