HomeNewsPolitike“Duan të të...

“Duan të të arrestojnë”, Meta zbulon telefonatën e Berishës pas video-përgjimit

Presidenti Ilir Meta deklaron se nuk ka frikë nga Reforma në Drejtësi, të cilën e quan “Rama-forma”. Në emisionin “Tempora”, ai kujton se tentativa për ta arrestuar ka pasur edhe në 2011 me video-përgjimin e publikuar nga Dritan Prifti.

Më ketë rast, ai tregoi edhe bisedën që ka zhvilluar me ish-kryeministrin Sali Berisha pas publikimit të saj, për të cilën insiston se ishte montazh.

“Kjo bëhet, – i thashë – sepse mendojnë se duke më goditur mua, godasin Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyrë që Rama të marrë prapë mandatin. Ti mos u shqetëso fare! Vetëm ti ruaj qetësinë! Këtë punë e zgjidh unë, pa asnjë merak”, deklaroi Meta.

Pjesë nga biseda:

Presidenti Meta: …Tani do t’jua sqaroj përse jua përmenda zotin Berisha. Pyeteni kur ta takoni, se e di që keni një lloj kimie edhe ju! Më merr një ditë zoti Berisha në telefon kur ishte kjo çështja e kësaj videos, nëse e mbani mend, kur dhashë dorëheqjen dhe shkova vetë në prokurori për të nisur hetimet. Pas 21 janarit. Ku je? – më thotë Doktori. Jam në Durrës. A ka mundësi të vish, se kam një çështje serioze për të folur me ty. Po! – i thashë, duke menduar se çfarë ka ndodhur. – Shiko, se këta duan të të provokojnë prapë! Kam mësuar se duan të të arrestojnë, jo duan të të bëjnë, andej këndej! – Po le të më arrestojnë! – i thashë. – Çfarë problemi ke ti? Unë mezi po pres. Kjo gjë bëhet, sepse mendojnë, se ishin zgjedhjet vendore të atij viti…

Meço: Të vitit 2011.

Presidenti Meta: Po. Kjo bëhet, – i thashë. – sepse mendojnë se duke më goditur mua, godasin Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyrë që Rama të marrë prapë mandatin. Ti mos u shqetëso fare! Vetëm ti ruaj qetësinë! Këtë punë e zgjidh unë, pa asnjë merak. Votat do t’i kesh shumë herë më tepër dhe ai nuk fiton, por ti ruaj qetësinë!

Sepse po më thonte që jo kanë çuar fshehurazi një ekspertizë në Angli, pa këtë e pa atë, etj. Kështu që me këto histori jam ngopur deri këtu dhe të gjithë shqiptarët, ta dini edhe ju, ta dinë edhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që jo nga kjo “Ramaforma”, por nga asnjë lloj drejtësie, amerikane, europiane, IlirMeta nuk ka shqetësimin më të vogël.

Të vetmin shqetësim e kam vetëm nga drejtësia kombëtare, sepse drejtësia kombëtare është e pamëshirshme për çdo lloj politikani, i cili shet interesat kombëtare, i cili bëhet pjesë e lojërave kundër interesave kombëtare. Vetëm këtë kam, këto të tjerat as nuk i llogaris fare.

Të gjitha këto janë lojëra sorosiane. Ka njëzet vite që vetëm me këto punë merren, me këto shpifje, me këto intriga.

Edhe në 21 janarin kanë qenë të përfshirë, se ju e mbani mend, ato e-mailet apo jo?

Meço: Kur ju përmendni 21 janarin, ka edhe një… se kur ju thoni “Ramaforma”…

Presidenti Meta: Donin të bënin një “pranverë arabe” edhe në Shqipëri.

Meço: …zoti Rama deklaronte… Atëhere bëhej fjalë për skenarin tunizian… Zoti Rama atëhere deklaronte se është drejtësia e Berishës dhe në një mënyrë ose në një tjetër, …

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.