“Dua të martohem me ty” Burri ngacmoi 4 nxënëse në Lushnje, njërën prej tyre e kishte..

4284
0

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i 37-vjeçarit në Lushnje, i cili ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë. Mësohet se ai ka ngacmuar seksualisht katër vajza brenda perimetrit të shkollës së tyre.

Sipas burimeve të gazetares Valbona Davidhi, denoncimi është bërë nga 15-vjeçaret, secila për vete te mësueset dhe psikologet e shkollës dhe më pas është denoncuar në polici.

Bëhet fjalë për ngacmime që kanë shkuar deri te prekja me dorë në rrugë. Madje njërën prej vajzave e ka ndaluar në rrugë dhe i ka thënë se donte të martohej me të.