Dridhet Greqia, dy tërmete të fuqishëm shkundin vendin

605
0

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 i shkallës Rihter eshte shenuar ne Greqi gjatë natës. Mësohet se lëkundja e fortë sizmike u regjistrua në orën 01:14, me epiqendër rreth 20km në jugperëndim të Tilos.

Sipas Institutit Gjeodinamik në Greqi, thellësia fokale u regjistrua në 14.4 km. Tërmeti u ndie edhe në të gjithë Atikën.

Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter pasoi goditjen e parë. Konkretisht u regjistrua në 01.21, 24 km në jugperëndim të Tilos. Thellësia fokale u përcaktua në 10 km.

Kujtojmë se një tërmet me madhësi 3.6 tronditi rajonin të hënën në mëngjes. Epiqendra u raportua 21 kilometra në jugperëndim të Tilos