Dalin bisedat/ Nga linja e WiFi tek tharësja e flokëve, si nisi sherri mes çiftit dhe pronarëve të hotelit në Himarë

2660
0

Dalin detaje të reja nga përplasja mes disa klientëve dhe pronarëve të një hoteli në plazhin e Livadhit në Himarë.

Ndërsa ngjarja ka pushtuar rrjetin, pasi incidenti të kujton sulmin brutal të Mihal Kokëdhimës ndaj një grupi turistësh nga Spanja, duket se fillimisht marrëdhëniet mes palëve kanë qenë të mira. 

Në rrjetet sociale është publikuar një bisedë në WhatsApp, ku klientët kërkojnë më shumë internet për të punuar nga dhoma, por ajo që bie në sy është fakti që gjithë kohës, pronarët përgjigjen me mirësjellje. Madje dhe duke përdorur “fjalët magjike”, si “na falni shumë, po…”.

Biseda

Pronarët: Mund të provoni të lidheni në ballkon dhe pastaj të lëvizni në dhomë.
Klientët: Ne jemi me laptop për punë dmth. S’mund të jemi offline. Dhe me kaq internet është e vështirë.
Pronarët: Më falni nuk iu ndihmoj dot më shumë se kaq. Jemi munduar për mbulim maksimal, të na falni shumë.

Klientët: Më fal të të pyes? Tharësja e flokëve ku mund të jetë këtu tek dhoma?
Pronarët: Nëse nuk ka në banjë po ua sjellim për pak.
Klientët: Ok, shumë faleminderit!

Por më pas situata ka degjeneruar dhe çifti ka vendosur të largohet nga hoteli  një ditë para afatit. Kjo ka sjellë edhe përplasjen mes tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.