Greqia ka raportuar të shtunën 935 raste të reja të koronavirusit ndërkohë që rekordi i mëparshëm ishte regjistruar të enjten me 882.
Tani, numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në vend po i afrohet shifrës 30 mijë ndërsa jetet e humbura janë 564.
Nga mesnata ndërkohë një ndalim qarkullimi gjatë natës ka hyrë në fuqi dhe maskat janë bërë të detyrueshme kudo në zonat me ngarkesë të madhe epidemiologjike.
Masat e reja prekin edhe kryeqytetin grek, athinë dhe një zonë të gjerë të rajonit të atikës ku policia është parë të qarkullonte gjatë orëve të natës, për të garantuar respektimin e ndalim qarkullimit. Qeveria ka përsëritur në vijimësi se izolimi si ai i pranverës për më shumë se një muaj, do të jetë mjet i fundit.