




Avion i gabuar në Palermo dhe në vend të Bolonjës aja e gjen veten në Poloni. Asnjë kontroll, asnjë ndihmë: gruaja 69-vjeçare, shurdh-memece që nga lindja, ka zbritur në qytetin e Wroclaw. Për ta përkeqësuar situatën, fakti i mos posedimit të një karte telefoni të vlefshme për jashtë vendit.




Në fakt, gruaja me banim në Ferrara nuk dinte si të kthehej në Itali percjell shqiptari.net.

Me origjinë nga provinca e Trapanit, të mërkurën në mbrëmje gruaja duhej të merrte fluturimin e Ryanair në orën 22.20 për në Bolonja nga aeroporti sicilian i Punta Raisi. Duke arritur te porta shumë herët, ajo u fut në radhën e parë që pa. Imbarkimi ishte i drejtë, por destinacioni ishte shumë më larg: Wroclaw, një qytet polak pothuajse 300 kilometra larg Krakovit.




Ajo hip në aeroplan, vendoset në vendin e saj (njëlloj si bileta origjinale) dhe niset në orën 21.20. As stjuardesat nuk e vërejnë gabimin dhe keshtu ajo ynë zbret në Poloni. Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo nuk kishte një kartë telefoni të vlefshme për jashtë.




Një pasagjere në fluturimin e saj e kupton situatën dhe i japin një celular. Kështu italianja bie në kontakt me vajzën dhe mbesën e saj, të cilat e prisnin në aeroportin Marconi të Bolonjës. Konsullata italiane në Krakov lëviz dhe është e mundur të organizohet transferta e natës.




Gruaja merr avionin Krakov-Bolonjë të nesërmen dhe arrin të kthehet në shtëpi. Mbesa ankohet te Resto del Carlino për mungesën e ndihmës në aeroportin e Palermos: “Askush nuk na ka ndaluar kurrë për të ofruar ndihmë”. Dhe përsëri: “Pse nuk e kontrolluan biletën e gjyshes në aeroport ose sapo hipi në bord?”




Dy të afërmit kanë shkuar në komisariat për të denoncuar ngjarjen. Përgjigje: Gjyshja është kthyer në shtëpi, pra nuk ka asnje krim./shqiptari.net/