Sabiani merr veçmas Kristin në pyetje: Kur e vendose për Keisin ti? (Video)

118
0

Hyrja në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ e Sabianit ka vënë në siklet Kristin dhe Keisin. Megjithatë të dy të rinjtë kanë vazhduar të rrinë pranë njëri-tjetrit dhe nuk i kanë ndaluar puthjet dhe përkëdheljet. Dyshja gjejnë momentet për të qënë vetëm e për të biseduar, mirëpo babi Sabi është gjithmonë aty.

Dje ai gjeti kohë të fliste me Kristin. Sabiani beson se Kristi ka plane të tjera për jetën e se nuk mund të vendoset për të ardhmen brenda një reality show si ‘Big Brother VIP’.

Sabiani: Kristi ka plane të tjera për jetën. Në një reality show nuk mund të vendosësh për të ardhmen.

Kristi: Unë kam thënë që Keisin e kam shumë qef. Më erdhi një pëlqim që nuk e prisja fare.

Më pas, Sabiani e mori veçmas Kristin. Ai e pyeti në një moment se kur vendosi të lidhej me Keisin, por nuk insistoi më gjatë.

“Ju duhet të promovoni më të mirën. Ti e di, lajmi i zi ikën kollaj. Penalizohesh për kaq. Ti ke plane të tjera për jetën. Kur e vendose? Se Luizi ka ardhur me një pikësynim, ka qënë që në fillim me këtë gjë, konkret”.