Donte të takonte Papën, turisti amerikan dëmton skulpturat e shtrenjta në Vatikan

23
0

Policia e Romës ndaloi një 50-vjeçar amerikan me origjinë egjiptiane, i cili hodhi në tokë dhe dëmtoi dy skulptura brenda Muzeut të Vatikanit.

Bëhet fjalë për dy buste antike të vendosura në dy rafte brenda Galerisë Chiaramonti.

Turisti është dërguar në polici për t’u marrë në pyetje. Dy bustet u dërguan në laboratorët e Vatikanit për t’iu nënshtruar restaurimit.

Mediat italiane raportojnë se turisti, dukshëm i shqetësuar, tha se donte të fliste me Papën. Pasi u përpoq të arratisej, ai u bllokua nga xhandarmëria e Vatikanit, ndërsa Inspektorati i Vatikanit ndërhyri më vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.