Donin ta dëbonin nga Kanadaja, shqiptari i futet Niagarës me not për të shpëtuar

793
0

Një shqiptar është munduar me çdo kusht që t’i shmangej dëbimit nga shteti ku jetonte, Kanada. bëhet fjalë për Robert Cutajn, për të cilin mediat e huaja shkruajnë se i është futur edhe Niagarës me not.

Në momentin që policia e lajmëroi se do ta dëbonte, 27-vjeçari u hodh në rrjedhën e lumit dhe filloi të notonte. Por jo gjithçka shkoi siç shqiptari do të dëshironte, pasi kur doli nga uji e pritën zyrtarët.

Ishte një banor i zonës që e kallëzoi Robert Cutajn në polici, në momentin që ky i fundit kishte dalë nga uji dhe e kishte pyetur për drejtimin e rrugës.

“Ishte i lagur me një çantë rezistente ndaj ujit dhe pyeti “ku është rruga” dhe “ku është restoranti The Brickyard.,”- mësohet të ketë thënë vendasi.

Tashmë Cutaj ndodhet nën kujdestarinë e Autoritetit Kufitar dhe po hetohet.