Doni të udhëtoni drejt Greqisë? TIA sqaron qytetarët se çfarë rregulli duhet të dini

383
0

Për të gjithë qytetaret shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, aktualisht në Athinë dhe Kretë, duhet të plotësojnë formularin PLF 24 orë para udhëtimit.

Tirana International Airport (TIA) njofton se nëse ky formular PFL nuk plotësohet brenda afatit, qytetarët shqiptarë nuk mund të udhëtojnë dot drejt vendit fqinj.

Njoftimi TIA-s:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Greqisë, aktualisht drejt Athinës dhe Kretës, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot. Ju lutem gjeni formularin në këtë link: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/ Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.