Doni të jetoni në Kanada? Parlamenti njofton projektin historik. Do të mirëpresë 1 milonn emigrantë

1813
0

E ndërsa kishte njoftuar edhe më herët, Kanadaja me sa duket vijon t’i qëndrojë besnike planit historik për të mirëpritur 1 milionë emigrantë të rinj përgjatë viteve 2019, 2020, 2021.

Sipas CNN, parlamenti kanadez ka njoftuar planin për të shtuar më shumë mbi 1 milion banorë të përhershëm gjatë kësaj periudhe, e cila përbën gati 1% të popullsisë së vendit çdo vit.

Kanada mirëpriti më shumë se 286 mijë banorë të përhershëm gjatë vitit 2017, ndërsa përgjatë 2018 ishte parashikuar një shifër prej 350 mijë banorësh, e cila më pas në 2020 pritet të shkojë në 360 mijë.

Fluksi i emigrantëve do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë së vjetër të Kanadasë, duke rritur kështu fuqinë e saj të punës. Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj banorëve të rinj vjen si një nisme e shumë vendeve të tjera perëndimore.

Kanadaja është e fokusuar posaçërisht në ofrimin e mbrojtjes për refugjatët. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (IRCC) ka premtuar 5.6 milionë dollarë për të mbështetur iniciativat globale të zhvendosjes.

G.D/SCAN