Para disa ditësh lindi fëmijën e tetë, familja në mes të skamjes apel për ndihmë: Shihni ku jetojmë..

Para disa ditësh rasti i Rozina Kurtit nga fshati “Drita” në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit, mori vëmendjen e të gjithëve pasi u dërgua me helikopter drejt Tiranës për të lindur fëmijën e saj të tetë.

Por cila është jeta e familjes së Rozinës, e cila tashmë numëron 11 anëtarë?

Tre ditë para se të lindja kam qenë për dru sepse nuk kisha dru për kalamajtë. Erdhën më morën me helikopter e më cuan në spital, infermierja më doli tek rruga. Ishte duke rënë borë, më cuan për në Tiranë. Jam ngushtë, sikurse e shihni vetë i 11, këtu jam, -Rozina Kurti.

Burri i Rozinës nuk ndodhej në shtëpi, pasi kishte dalë për të prerë ndonjë dru për të siguruar bukën e gojës. Ndërsa vjehrra e saj Lirie Kurti, apelon për ndihmë pasi familja e saj tashmë prej 11 anëtarësh nuk mund ta përballojë jetesën. Ata jetojnë në një dhomë të vetme e cila nuk është më shumë se 16 metra katror. Pamjet flasin vetë, ndërsa fëmijëve iu duhet të përballen edhe me acarin e ditëve të fundit që ka mbërthyer vendin.

Jetojmë në këtë dhomë, vetëm këtë dhomë kemi, falemners këtij shteti dhe të gjithëve se na kanë ndihmu me lind në Tironë, se ne nuk kemi terezi, nuk kemi të ardhura kurrkund, -Lirie Kurti, vjehrra e Rozinës.

Skamja në familjen Kurti të fshatit “Drita” është ulur këmbëkryq, ndërsa tashmë i është shtuar një pjestar i ri i cili ka nevojë të ketë kushte më të mira, pasi aktualisht ata jetojnë në një ambient i cili është tërësisht i rrënuar. Ndërsa 8 fëmijët e saj janë thuajse të zbathur dhe po përballen me këto ditë të ftohta dimri.

- Advertisement -

Ndryshimi i orës, kur do të ndodhë dhe cfarë duhet të dini..

Një orë para në agim të së dielës do të ndryshojë orarin tonë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të energjisë, por kjo...

“Bënë xhiro me makinë me 40-vjeçarin, pastaj shkuan në hotel”/ Gazetarja nxjerr DETAJE nga ngjarja në Vlorë: 15-vjeçarja me 2 shoqe..

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje në emisionin Top Story në Top Channel këtë të mërkurë në lidhje me ngjarjen e...

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.