Doni të blini një makinë nga jashtë? Mos e bëni pa mësuar më parë këtë!

895
0

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar një udhëzim të ri mbi mënyrën se si do të vlerësohen mallrat për qëllime doganore. Ndër të tjera, sqarohet edhe si do të bëhet vlerësimi për zhdoganimin e automjeteve.

Në rastet kur nuk pranohet transaksioni për vlerën e blerjes së automjetit dhe kur nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi do të bazohet mbi tre portale online të tregjeve të shitjes së automjeteve. Konkretisht bëhet fjalë për buletinet e “Quattroruote”, “Tuttotrasporti” dhe “Schëackeliste”.

Kështu, vlera e një autoveture do të gjendet në tabelën e “Quattroruote” duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin.

Ndërkohë vlera për kamionçinat, furgonat dhe kamionët do të gjendet në publikimet e revistës “Tuttotrasporti”.

Në rastet kur viti i prodhimit është para atij të publikuar në buletin, atëherë llogaritja do të bëhet sipas tabelave qw shoqërojne këtë lajm.

/scan/