Doni bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, e keni edhe këtë mundësi të fundit

100
0

FSHF njofton sportdashësit shqiptarë se ditën e sotme, e martë, ora 12:00, do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.

Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103. Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.

Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’iu vihet në dispozicion sportdashësve shqiptarë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online, ndaj bëhuni gati, sepse kërkesat janë të mëdha.