Donaldi tha se nuk rikthehet me te edhe po ta lusë, reagon Bora

1325
0

Donald Veshaj ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Bora Zemani. Në emisionin e fundit “Binjakët”. Ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Donaldi me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën.

Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet.

Pas kësaj, ka pasuar një reagim indirekt nga Bora ne profilin e saj instagram.

“Heshtja është më e mirë se gjepurat”, shkruan ne instagram moderatorja.