Donaldi flet per here te pare pas përfundimit të BBV dhe habit te gjithe: Ftoj Ilirin te ..

128
0

Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të BBV mbrëmjen e djeshme pas përballjes së fortë me Ilirin, i cili u shpall edhe fitues i edeicionit të parë të BBV. Me anë të një postimi në Instagram, Donaldi shpreh falenderime për ata që e kanë përkrahur dhe mbështetur. Ai thotë se do të ndërtojë 4 shtëpi, 2 në Shqipëri e 2 në Kosovë. Në këtë nismë fton edhe Ilir Shaqirin, fituesin e edicionit të parë të Big Brother VIP.

Donald Veshaj:
Jam munduar që të nxjerr një video për të falenderuar të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur realisht. Nuk e di se si mund ti falenderoj të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur. Kanë qenë shumë. Nuk di se si t’jua shpreh mirënjohjen, është ndjenjë fantastike, nuk e kam përjetuar asnjëherë ndjesinë e mbështetjes së njerëzve duke më mbështetur në këtë mënyrë duke shpenzuar lekët e tyre, eurot e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora.

Gjithsesi ju përshëndes pafund dhe ju dua shumë. Do shihemi se e kam një telefon në dorë dhe do kemi video të tjera. E kam zemrën mal. Doja të shtoja që vërtet nuk e fitova çmimin e madh, por kam vendosur që ato 100 mijë euro ti shtoj nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, 2 shtëpi në Kosovë dhe 2 shtëpi në Shqipëri. 100 mijë euro që do ti vendos nga vetja ime se është më e pakta që mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur.

Patjetër që do kisha dëshirë që të ftoja dhe fituesin që të më bashkohej në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse dhe ti do, mund ta bësh me mua.