Ditën e djeshme, vajza e vetme e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës festoi 5-vjetorin e lindjes së saj. Çifti organizoi një festë për të voglën e tyre ku u mblodhën familjarët më të afërm, të cilët gëzuan së bashku ditën e lindjes së Herës.
Në një postim në Instagram ku kishte ndarë me ndjekësit pamje nga festa, Rezarta përveçse ka shprehur gëzimin e saj, ka ndarë me të gjithë edhe lajmin e dhimbshëm të sëmundjes së babait të saj, i cili tashmë ishte shëruar.
“Jam e bindur se nuk do gjej dot fjalet e duhura per te pershkruar mbremjen e djeshme! Te ftuar njerez qe mi do shpirti per te festuar 3 festa. Princesha jone e vockel u be 5 vjeç. 5 vjet qe na dhuron dashuri pa kushte. Kjo ditelindje ishte akoma dhe me e bukur duke u festuar bashkarisht ashtu si une e kisha enderruar, qe nga dita qe ti linde… Dhe festa e trete i dedikohet njeriut me te forte qe une kam njohur, atij qe me dhuroj perpos jetes dhe mesimet me te rendesishme, si te luftoj dhe te dashuroj ne te njejten kohe! Mbreti im, dashuria ime me e madhe, Babi, i cili ashtu si ne profesion luftarak , luftoj dhe mundi kete vit nje semundje qe doktoret na dhane jo shume shprese! Te gjithe sebashku, duke ndjekur me endje fjalimet sa naive dhe shume te zgjuara te princeshes sone shijuam gjithçka.”- shkroi Rezarta në postim