Dogji me benzinë djalin e dajës, si i shpëtoi burgut Altin Çoku para 14 viteve

1226
0

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus publikoi skedën e 39-vjeçarit Altin Çoku, se si kishte djegur me lëndë djegëse djalin 15-vjeçar të dajës pasi donte të vazhdonte lidhjen intime që kishte me motrën e tij, pra vajzën e dajës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2010 në Laç, ndërsa i mituri u shpëtua nga disa banorë të zonës në atë kohë dhe pësoi djegie në 25% të trupit.

Prokuroria e Kurbinit e akuzoi Altin Çokun për vrasje të të miturit të mbetur në tentativë.

Por 39-vjeçari i shpëtoi burgut për shkak të çrregullimeve mendore. Nga akt-ekspertimi psikiatriko ligjor i datës 3 Qershor 2010 të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për Altin Çokun konkludohej se ai paraqiste ksifoskoliozë defarms dhe prapambetje mendore të moderuar me çrregullime të sjelljes dhe se në gjendjen shëndetësore që paraqet aktualisht, nuk ka nevojë për mjekim spitalor.

Nga ana e organit të akuzës ka rezultuar jo i plotë pasi nuk i përgjigjej plotësisht pyetjeve të kërkuara prej tij dhe në këto kushte më datë 14 Qershor 2010, i është kërkuar Institutit të Mjekësisë Ligjore riformulimi i aktit të ekspertimit mjeko-ligjor dhe psikiatriko-ligjor për Altin Çokun. Nga akt-ekspertimi i ri psikiatriko-ligjor i datës 7 Korrik 2010 është konkluduar se në momentin e kryerjes së veprës penale, gjendja mendore e Altin Çokut ka qenë e çrregulluar, ai nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet e tij, të kuptojë rëndësinë e veprimeve të tij dhe të kuptojë se po kryente një vepër penale.

Kjo ekspertizë e shpalli Altin Çokun të papërgjegjshëm përpara ligjit për veprën penale. Ekspertët thanë se ndaj tij nuk kishte nevojë të merrej masë mjekësore pasi prapambetjet mendore nuk përfitojnë nga shtrimet në spital. Sipas tyre, ai kishte nevojë të ishte nën mbikëqyrjen e familjarëve dhe psikiatërve të rrethit. Por Prokuroria e Kurbinit u kërkua përsëri riekspertim, kur më datë 20 Dhjetor 2010 ka rezultuar se vuan nga prapambetja mendore e lehtë deri në modelet e komplikuara me çrregullime të personalitetit antisocial.

Gjendja mendore e tij në kohën e kryerjes së veprës penale relativisht ishte alternuar duke dëmtuar thelbësisht aftësinë e tij për të kontrolluar veprimet, përfshirë këtu dhe aftësitë për të vlerësuar karakterin penal të veprës. Në këtë ekspertizë, mjekët rekomanduan mjekimin ambulator të detyruar. Në përfundim, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi mjekim të detyruar ambulator sipas rekomandimeve të mjekëve psikiatër ligjor./tvklan/