Dobësohet dollari dhe Euro, ja si u mbyll kjo javë për valutat e huaja

56
0

Dollari amerikan vijon të mbetet I dobët në lidhje me monedhën vendase teksa e ka mbyllur edhe këtë javë në kuota negative duke u blerë me 109.3 lekë dhe duke u shitur me 110.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane ka regjistruar rënie të ndjeshme të vlerës teksa blihet këtë të premte me 115.6 lekë dhe shitet me 116.4 lekë në raport me një ditë më parë.

Paundi britanik blihet sot me 133.3 lekë dhe shitet me 134.8 lekë në raport me ditën e djeshme duke e mbyllur javën relativisht mirë teksa shënuar një rritje të lehtë të vlerës nga dje.

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane nga rënia e vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj jave ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 116.4 lekë dhe është shitur me 117.3 lekë