Do të udhëtoni drejt Italisë? Keto jane udhëzimet që duhet të respektojme te gjithe

2507
0

Ambasada shqiptare në Itali ka publikuar dje udhëzimet sesi mund të udhëtohet nga Shqipëria drejt Italisë.

Kështu, në rastin e udhëtimit nga Shqipëria drejt Italisë duhet të mbahet parasysh se duhet të firmoset vetëdeklarimi, i cili përmban disa pika kryesore, deklarimi se nuk kanë qenë të infektuar me Covid-19, apo të karantinuar për 14 ditë.

Po ashtu qytetarët duhet të nënshkruajnë deklarimin se nuk kanë temperature trupore mbi 37.5 GC (pavarësisht se kryhet matja e saj në momentin e udhëtimit nga autoritetet kufitare).

Ata lejohen kur në momentin e udhëtimit nuk shfaqin shenja të lodhjes, humbjes së shijes, dhimbjes trupore, kollës, frymëmarrjes së rënduar, diarre, dhimbje fyti, ethe të përgjithshme.

Nuk kanë pasur kontakte të ngushta me persona të infektuar me Covid-19, në 48 orët përpara shfaqjes së simptomave.

Nuk kanë pasur kontakte të ngushta me persona të infektuar me Covid-19 në 14 ditët e fundit.

Në rastin e udhëtimit drejt Italisë, me çfarëdo lloj mjeti, edhe nëse janë asimptomatikë, janë të detyruar të komunikojnë direkt me organet përkatëse shëndetësore të zonës ku janë rezidentë, për të informuar mbi gjendjen e tyre.

Të gjithë këta qytetarët do të jenë të detyruar të zbatojnë karantinën 14 ditore pranë banesës së tyre, dhe për këtë do të ndiqen me kontrolle nga shërbimet shëndetësore.

Në rast të shfaqjes së simptomave, janë të detyruar të lajmërojnë menjëherë mjekun e familjes, apo qendrën shëndetësore të zonës ku banojnë. Në këtë rast, qytetarit do t’i kryhet menjëherë testi molekular.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.