“Do të jetë një muaj shumë i vështirë”/ Politikani italian: Gati për masa shtrënguese

738
0

“Do të jetë një mars mjaft i vështirë. Vala e tretë që ka goditur Gjermaninë, Anglinë, Francën, po godet edhe një pjesë të Italisë, mes të cilës Emilia-Romagna”.

Kështu ka thënë politikani Stefano Bonaccini, në “Non è la D’Urso” në Canale 5.

“Unë kam detyrën të marr vendime. Jemi këtu për të dëgjuar, për të diskutuar me të gjithë. Por politika, në vend të parë, përballë problemeve dbe dramave, ka detyrën të vendosë. Pra do të jemi gati për çdo kufizim për të mbrojtur personat dhe për të ulur kurbën që po rritet në mënyrë shumë të rëndë dhe pastaj për të pasur një pranverë dhe verë që të shkojë në mënyrën më të mirë””, shprehet Bonaccini.

Ai shton më tej:

“Kemi një shpërthim të infektimeve, mes të rinjve dhe “nuk kishte ndodhur kurrë që një vit e deri tani. Për herë të parë është shtruar në terapi intensive, në Bologna, në gjendje të rëndë, një njëmbëdhjetë vjeçare. Unë nuk kam fjetur natën”, ka shtuar. Fëmijët dhe të rinjtë “në pjesën më të madhe nuk kanë probleme të rënda, por shkojnë në shtëpi dhe infektojnë familjarët. Në Emilia-Romagna kemi kthimin në, mënyrë të fuqishme, të të shtruarve në terapi intensive dhe në reparte covid. Unë e kam mbrojtur gjithmonë shkollën, por kam i pari detyrën të mbroj shëndetin e personave”.

Duke folur për propozimet që Cts-ja do t’i dorëzojë Qeverisë, Bonaccini ka shtuar:

“Një nga të rejat duhet të jetë që në zonat e kuqe mbyllen që nga shkollat fillore dhe jo vetëm nga nëntëvjeçarja deri tek e mesmja. Edhe në zonat portokalli ku infektimi është shumë i lartë, sipër 250 infektime në 100 mijë banorë, dhe ku transmetimi në javën e fundit është shumë i rritur, mund të merren vendime”, siç ka ndodhur në disa zona ‘portokalli të errët’.